Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kryer një ndërhyrje në mesnatë për heqjen e apendicitit, i cili shkoi me sukses dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.
Ekipi mjekësor që mori pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Rama dha sot detaje për gjendjen shëndetësore të tij.
Sipas shefit të shërbimit të kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata kreu i qeverisë del nga spitali brenda 24 orëve dhe rikuperohet për dy deri në tre ditë.
“U bënë ekzaminimet imazherike dhe duhej operuar. Operacioni u krye me laboraskopi në 2 pas mesnate. Si operacion shkoi mirë, gjendja është stabël, është gjendje e mirë pa temperaturë pa problem, sot do të nisë të ushqehet dhe brenda 24 orëve do të shkojë në shtëpi, kryeministri nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar.Në fushatë varet, për 2-3 ditë. Ai mund të ecë që sot, varet si do të shkojë. Operacioni është kryer në sallat që ne kemi patur është spitali i Kirurgjisë, i inauguruar para tre viteve. Do të keni komunikim në vazhdim. Është në gjendje të mirë, komunikon normalisht”, tha Gjata.
Ishte fillimisht zyra e shtypit e qeverisë që njoftoi se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me apendiciti akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës , kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendiciti në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT./tch
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...