Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, që ka thënë se synimi për zgjerimin e radhës të Bashkimit Evropian do të jetë viti 2030.
Kryeministri Rama në Forumin Strategjik të Bledit ka thënë se nuk beson se Shqipëria do të jetë në BE në atë vit, porse së paku të realizojë disa prej hapave. Ai ka theksuar se BE-ja do të duhet të përkrahë më tepër shtetet aspiruese.
“Nga momenti kur shtetet të futen në rrugën drejt BE-së e deri në momentin kur të bëhen anëtare, duhet të ketë gjëra në mes, jo vetëm parime, vlera e mësime, që janë shumë të nevojshme, jo vetëm reforma e kritika, që po ashtu janë të nevojshme, por edhe më tepër përkrahje konsistente. Nuk po them vetëm financiarisht, por edhe qasje të shteteve tona në Tregun e përbashkët apo hapësirë më të hapur për ndërmarrjet tona”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, në Procesin e Berlinit flitet për infrastrukturën, për projekte, si të financohen ato, ndërsa atë infrastrukturë e ndërtojnë “amerikanët, kinezët e arabët”. Ai ka thënë se duhet të merret në konsideratë kjo.
“Duke punuar pro-bono 50 vjet kundër Perëndimit, Enver Hoxha na ka bërë shtetin më pro-evropianë e pro-amerikanë në Evropë. Duhet 50 vjet pas rrëzimit të komunizmit, derisa të mos jemi pa kusht pro-Perëndimit e pro-Evropianë. Kemi edhe 30 vjet optimizëm, shpresoj deri atëherë Charles se do ta përmbushësh premtimin”, ka thënë Rama.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...