Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot nga Nju Jorku se Shqipëria ka një ekonomi dhe një situatë financiare shumë të qëndrueshme dhe kjo dëshmohet edhe me rritjen e pagës mesatare në 900 euro.
Me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim në Nju Jork me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës.
“Në këto vite që unë kam pasur privilegjin të jem në krye të qeverisë, janë një sërë faktesh besoj që janë domethënëse të nënvizohen, duke filluar nga dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm kombëtar ose siç ju e njihni në gjuhën e këtushme GDP, që ishte 12.7 miliardë kur ne morëm detyrën në vitin 2013 dhe që sot është në 25.4 miliardë. Një shifër domethënëse besoj për çfarë ka ndodhur me ekonominë në Shqipëri”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama tha se “sot kemi arritur që të kemi pagën mesatare në sektorin publik 900 euro, në kushtet kur monedhën e kemi më të fortë se asnjëherë më parë”.
“Edhe kjo është një e dhënë që flet për një ekonomi dhe një situatë financiare shumë të qëndrueshme. Brenda kategorive të punonjësve të sektorit publik kemi dhe paga më të larta, për shembull mësuesit sot e kanë pagën mesatare 950 euro në muaj”, shtoi ai.
Po ashtu, Rama tha se në sektorin privat pagat rriten edhe për faktin që tanimë sipërmarrja e shikon që investimi më i rëndësishëm është tek fuqia e kualifikuar e punës.
Duke u ndalur te turizmi, Rama tha se është tanimë një sektor i ekonomisë në një shpërthim të madh.
“Patjetër që brenda për brenda këtij zhvillimi kaq të rëndësishëm ka sfida, kjo nuk diskutohet dhe po ashtu edhe në të gjithë sektorët e tjerë. Unë besoj që siç ka gjëra të rëndësishme që janë arritur, ka dhe sfida të rëndësishme për tu përballuar.
Kryeministri theksoi se “të gjitha këto bashkë kanë sjellë edhe që Shqipëria sot të ketë një tjetër pozicion në botë në aspektin e reputacionit, në aspektin e respektit, në aspektin e emrit të vet”.
“Më shumë se kushdo tjetër dhe më mirë se kushdo tjetër këtë mund ta vlerësojnë dhe mund ta perceptojnë ata që jetojnë jashtë. Çdokush që jeton jashtë sot e ka kokën lartë kur thotë jam nga Shqipëria sepse reagimi është pozitiv dhe sot është shumë kollaj që të takosh kudo njerëz që të thotë se ishin ose kanë dëshirë të shkojnë në Shqipëri për ta vizituar Shqipërinë”, shtoi ai./atsh/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...