Pas paktit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, PS dhe PD kanë bërë një tjetër marrëveshje.
Dy partitë më të mëdha kanë vendosur që të shmangin përballjen në debatet televizive me përfaqësues apo kandidatë të partive të tjera. Ky vendim u është bërë e ditur edhe televizioneve që janë përballur papritur me këtë kusht të panegociueshëm për të mos ftuar asnjë përfaqësues të partive të tjera në panelet ku bëjnë pjesë kandidatë nga PS dhe PD.
Në disa takime elektorale, ka qenë kreu i PD Lulzim Basha që ka ftuar Edi Ramën në përballje televizive. Ndërkohë, Kryeministri e refuzoi këtë ftesë duke thënë se nuk donte të ndihmonte Bashën.
Pas kësaj përgjigje, edhe kreu i demokratëve nuk e ka përsëritur më ftesën e tij për Ramën. Edhe përfaqësues të PS dhe PD nuk do të lejohet të dalin në përballje televizive për zgjedhjet e 25 qershorit.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...