Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në një konferencë për mediat me Presidentet e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që nisma e Ballkanit të Hapur është zbatim i Procesit të Berlinit. Ai tha se shtetet që ende nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e saj, si Kosova, Mali i Zi, apo Bosnjë-Hercegovina, do t’i bashkohen herët a vonë.
“Ballkani i Hapur është vendosur dhe do të bëhet, dhe çdo vit e më shumë do të provohet që është gjëja e duhur. Ballkani i Hapur do të jetë patjetër hapësira ku do të vijnë, njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë. Dhe kush vjen më vonë, thjesht i humbet kohë vendit dhe popullit të vet. Kaq e thjeshtë është kjo”, tha Rama.
“Ballkani i Hapur është një interes strategjik dhe është mekanizmi që bën Procesin e Berlinit. Për çdo projekt të BE-së ndërtohet një entitet që quhet njësia e zbatimit të projektit. E pra, Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit”./A2
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...