Pas mjekes Najada Çomo, pjesë të ekipit me të cilin kërkon një mandat të tretë qeverisës, Kryeministri Rama tha se ka edhe inxhinieren Luljeta Bozo, e njohur për mesazhet që dha pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
Skuadrën, përmes së cilës kërkon një tjetër fitore për Partinë Socialiste, tha se e ka pasuruar me ide të reja, duke e cilësuar zonjën Bozdo jo vetëm një eksperte të fushës, por njëherazi edhe përfaqësuese të denjë të kategorisë së pensionistëve e gjyshërve.
“Tani dua ta ndaj edhe me ata që janë këtu dhe na ndjekin që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove nuk the jo për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 Prillit, ku me nderin më të madh timin ne do kemi një përfaqëëues të një shtrese të gjerë shoqërore dhe një përfaqësues kaq të gjerë dhe kaq vital që ka akoma shumë për të dhënë, dhe nga maja e eksperiencës së vetë dhe eksperiencës jo vetëm si inxhiniere por edhe si nënë, gjyshe dhe stërgjyshe do jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur veshin me kujdes që mos na e këpusësh por që ne të mund të jemi të foksusuar. Është simboli i gjithë asaj përpjekje solidare të shqiptarëe që u bënë bashkë në ato momente të tmerrshme. Nuk kam menduar që do arrinim ta bindnim Luljetën, por nuk ishte plotësisht e vështirë. Realisht të jam shumë mirënjohës”.
Rindërtimin e sheh si konfirmim të fjalës së dhënë se asnjë qytetar i prekur nga tërmeti nuk do të jetë vetëm.
“Asnjë ditë nuk mbetën në qiellin e hapur, askush që ende nuk është kthyer në shtëpi, nuk është në kushte të ndryshme nga kushte e të gjithë ne që jetojmë në shtëpi, përveç 500 familje që kanë vendosur që të qëndrojnë në çadër në truallin pranë rrënojës aty në fshat, për arsye se lidhet me tokën, por marrin bonusin e qirasë”.
Por teksa Lulzim Basha premton transparencë për këtë proces dhe ndërtimin e banesave e pallateve në pronat ekzistuese, Edi Rama nuk la rast pa ia ironizuar këtë angazhim.
“A ka njeri që ky proces mbaron me sukses duke ecur me këtë ritëm nëse në 25 Prill filli i këtij procesi këputet dhe fatet e vendit bien në duart e atyre që janë të njohur për shkatërrimet që kanë bërë? Çfarë garancie kanë dhënë këta njerëz për t’iu besuar këtë proces? A ka ndonjë që më thotë se po ra në 3 të natës ajo fatkeqësi mund ta zgjojë Lulin, që të dalë Basha në televizor deri kur familja e fundit është sistemuar në një strehë”.
Për kryebashkiakun Veliaj tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit është një mundësi për t’u ringritur e për të zhdukur brenda Pranverës së 2022-it çdo gjurmë të asaj fatkeqësie.
“Bashkia e Tiranës e kishte ambicien për 17 shkolla, sot kemi kaluar në 40, pra u shtuan edhe 23 të tjera. Nëse jeton sot tek “5 Maji”, infrastruktura që do vijë, bashkë me lagjen e re të ndërtimit të post-tërmetit, do ketë kanalizime, ujësjellës, rrugë, nënkalime e trotuare që Bashkia sot, me ritmin e saj, ndoshta do t’i bënte pas 10-15 vitesh. Sapo firmosëm 140 kontrata të reja të shtëpive në Kombinat. 340 janë bërë tani në total. Deri në pranverë secili do ketë kontratën e porosisë”.
Në dispozicion të procesit të rindërtimit qeveria ka vendosur nga buxheti i shtetit 620 milionë Dollarë, prej të cilave përfitojnë 45 mijë familje.
Më herët Rama ishte në Rrëshen ku po ndërtohen 35 banesa individuale, 6 pallate dhe 68 apartamente për të prekurit nga tërmeti. Aty sapo nisi faza e parë për ndërtimin e infrastrukturës, rrugëve, kanalizimeve dhe shtrimi i rrjeteve./tvklan
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...