Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli sot shembullin e nxënësve të shkollës së mesme të ndërtimit “Karl Gega”.
Evai Billa, nxënës i degës automekanik në shkollën e ndërtimit “Karl Gega”, u shpreh në një video të ndarë nga kryeministri Rama, se ka zgjedhur këtë degë, sepse i pëlqen shumë dhe në të ardhmen dëshiron të bëhet një mekanik i zoti.
“I ftoj të gjithë bashkëmoshatarët e mi të zgjedhin zanatin”, u shpreh ai.
Edhe Arbër Skureni, i cili ka zgjedhur të njëjtën degë, thekson se e ka pasion të merret me automjete dhe rregullimin e tyre.
“Në shkollë bëjmë shumë orë praktike dhe jemi të gatshëm për në tregun e punës”, u shpreh ai.
Ai i ftoi të gjithë bashkëmoshatarët që të zgjedhin këtë degë që të kenë mundësi më të mirë punësimi, si zanati më i kërkuar.
4828 të rinj u regjistruan në klasë të dhjetë, për të ndjekur arsimimin profesional, përmes aplikimit në portalin e-Albania, gjatë periudhës 8 korrik – 30 shtator.
Arsimi profesional ka avantazhe të shkëlqyera me reduktim e rimbursim tarifash, pajisjen me aftësi sipas tregut të punës, pa hequr të drejtën në vijimin e studimeve universitare.
Numri i nxënësve të regjistruar këtë vit rezulton 10% më i lartë se një vit më parë. Ndër këta rezultojnë të jenë regjistruar 814 vajza, ose 5% më shumë se një vit më parë.
Drejtimet që kanë më shumë kërkesë janë shërbimet e mjeteve të transportit me rreth 1 100 nxënës të regjistruar në klasë të 10-të, ose 23% e totalit.
Nga ana tjetër, në hoteleri-turizëm janë regjistruar rreth 960 nxënës, në teknologji informacioni janë regjistruar 740 nxënës, në elektronikë janë regjistruar 4705 nxënës, në ekonomi-biznes janë regjistruar 440 nxënës, në drejtimin teknologji ushqimore janë regjistruar 110 nxënës dhe në drejtimin bujqësi janë regjistruar 100 nxënës./atsh
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...