Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Argjipeshkvia e Durrësit i është rikthyer komunitetit besimtar katolik.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama njoftoi për restaurimin e kërij objekti, shkruan Arbresh.info.
“E rilindur nga e para Argjipeshkvia e Durrësit, ky objekt me rëndësi monumentale dhe shpirtërore e vendosur në fshatin Delbnisht, tashmë falë restaurimit total, i është rikthyer komunitetit besimtar katolik.”, ka shkruar Rama.
Kryeministri shqiptar tha se Argjipeshkvia e Delbinishtit është shpallur Monument Kulture, Katergoria II.
“Ish Argjipeshkvia e Delbnishtit është shpallur Monument Kulture, Kategoria II. E ndërtuar në vitin 1905, kjo godinë ndodhet në kodrën e Delbnishtit, në Laç dhe në të kanë shërbyer priftërinj e patriotë të shquar si Dom Nikollë Kaçorri, Rafaelo D’Ambrozio dhe Prend Bardhi.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën