Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër apel për kontrollorët e trafikut ajror në Rinas. Në një postim në Twitter kreu i qeverisë u bën thirrje që të kthehen nesër në punë, përndryshe nuk do të kenë më vend në Albcontrol. Gjithashtu Rama u bën thirrje që të ndahen nga ata që i futën në këtë rrugë qorre.
“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”, shkruan Rama.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...