Rama: Aeroporti i Vlorës do të jetë gati në fund të vitit 2024

17:15 | 18 Nëntor 2022
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi sot nga Vlora se aeroporti i Vlorës do të jetë gati për fluturime në fund të viti 2024.

Gjatë takimit me operatorët turistikë në Vlorë, Rama tha se projektet e reja në Vlorë do t’i japin një shtysë të rëndësishme ekonomisë në Vlorë.

Ndërsa nuk ngeli pa folur edhe për Portin e ri në Vlorë.

Rama tha se Porti i ri në Vlorë do të sjellë në Shqipëri një kategori tjetër turistësh.

“E kemi nisur me dy kantierë që do i japin një shtysë turizmit, portin e ri turistik të Vlorës që do sjellë një tjetër kategori turistësh dhe patjetër që do stimulojë edhe një pjesë tjetër të zinxhirit ekonomike dhe portit të ri tregtar që do lehtësojë shumë industrinë e peshkimit. Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogorasë dhe Bypassi që është funksional janë pjesë të një infrastrukture për dekada që do rrisë kapacitetin e qarkullueshmërisë. Jemi shumë optimistë që do kemi fluturim e parë në fund të vitit 2024, shpresojmë që mos të kemi surpriza sepse jemi mësuar që jo gjithçka varet nga plani dhe vullneti”, tha Rama./abcnews.al/

Të ngjashme