Gjatë takimit në Ohër në kuadër të “Open Balkan”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një takim të veçantë me homologun malazez Dritan Abazoviç gjatë së cilit u prezantua dhe projekti i ri mes dy vendeve.
Bëhet fjalë për një urë të re mbi lumin Buna që do të lidhë më shpejt qytetet e Velipojës dhe Ulqinit.
Ura e re pritet të jetë 310 metra e gjatë dhe 17 e gjerë. Ajo do të kushtojë 9 milionë euro dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën mes dy qyteteve.
“Me shqiptarin energjik dhe mikun e mirë Dritan Abazovič, kryeministrin e Malit të Zi, në prezantimin e projektit të urës së re Velipojë – Ulqin mbi lumin Bunë, urë që do të jetë një simbol i bukur e domethënës i vizionit tonë për t’u afruar gjithnjë e më shumë nën frymën e bashkëpunimit, integrimit dhe zhvillimit rajonal”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...