Shqipërisë i janë vënë në dispozicion 900 milion euro nga Banka Botërore për mbështetjen e programit të ri të zhvillimit të vendit për periudhën 2023-2027.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, kryeministri Edi Rama bëri me dije se u negociua përcaktimi i kornizës së re të partneritetit, ndërsa shtoi se shuma e vënë në dispozicion të Shqipërisë do të shpërndahet sipas një sërë pikash.
“Ky komunikim është i veçantë pasi lidhet me një proces jo të lehtë dhe të gjatë bashkëbisedimi dhe negocimi me Bankën Botërore për të përcaktuar kornizën ere të partneritetit që është programi i ri i zhvillimit me mbështetjen e Bankës Botërore për periudhën 2023-2027 për të cilën kemi marrë në dispozicion 900 mln euro të cilat do shpërndahen sipas një sërë pikash. Ajo që dua të them është se jemi në kushtet e një faze të re në jetën ekonomike dhe sociale të vendit dhe kemi hedhur të gjitha bazat e nevojshme për të bërë një kapërcim tjetër në funksion të objektivave tona të shpallura për vizionin Shqipëria 2030”, tha Rama.
Rama ka listuar edhe disa nga arritjet e ekonomisë shqiptare, sipas tij, duke përmendur rritjen e të ardhurave për banorë në vit, rritjen e eksporteve si dhe në turizëm
“Mbani parasysh që të ardhurat për banorë në vit në Shqipëri janë rritur nga 3300 euro kur ne morëm detyrën në 6190 euro sot. Eksportet në Shqipëri në vitin 2022 kam në arritur 4.1 mld euro. Kjo është Shqipëria që s’ka punë, ku të gjithë ikin, ka vetëm pleq, ka eksportuar 4.1 mld euro në 2022, 57% më shumë se në 2019, falë punës dhe njerëzve të punës. Eksportet bujqësore janë rritur me 59% krahasuar me 2019. 1.15 mld industria e tekstileve. Të ardhurat nga turistët e huaj janë 2.84 mld euro, 36% më shumë se në 2019. Numri i turistëve preku 7.5 mln. Rritja e të ardhurave dy herë më shumë se numri i vizitorëve. Te ardhurat vjetore nga eksporti i shërbimeve në IT në 2022 ishin 156 mln euro. 62% krahasuar me vitin 2019. Investimet e huaja drektë janë rritur 29%, 1.37 mld që është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë. Në fund të viti 2019 kishim 4217 ndërmarrje me kapital 100% të huaj, në fund të vitit 2021 kanë operuar 5250”, u shpreh kryeministri.
Lidhur me rritjen e pagave, Rama tha se “është një proces i mirë kalkuluar dhe i qëndrueshëm financiarisht për shtetin” dhe mohoi në mënyrë kategorike se kjo të rriste borxhin publik.
E pyetur nga gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani nëse rritja e pagave rëndon buxhetin, Rama tha prerë se kjo nuk ndodh pasi “qeveria nuk po merr borxh për rritjen e pagave”. Për kryeministrin janë rritja e të ardhurave nga eksporte dhe turizmin gjatë 2022 që mundësoi rritjen e pagave.
“Nuk ka asnjë lidhje rritja e pagave me rritjen e borxhit, pasi nuk do marrim borxh për të rritur pagat. Përkundrazi do rrisim paga dhe do ulim edhe borxhin gradualisht sikundër po e bëjmë. Rritja e pagave sot është një domosdoshmëri e mundshme pasi kemi arritur rezultate domethënëse në të gjithë procesin e ngritjes së bazës mbi të cilat rriten pagat. Janë të ardhurat e turizmit, eksportet, të ardhurat e punës janë arsyeja pse rriten pagat sot, dhe nuk kanë lidhje me borxhin. Është një rritje e mirë kalkuluar dhe e qëndrueshme. Kjo rritje pagash do të ndihmojë shumë, por nuk do të frenojë globalizmin dhe trendët e kohës”, tha Rama.
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj