Sezoni turistik këtë vit duket po kthehet në gjithëvjetor. Por pavarësisht kësaj Ministria e Turizmit zgjodhi të bëjë një bilanc të Shqipërisë turistike 2023, pikërisht në ditën kur janë bërë publike shifrat zyrtare që tregojnë 8.3 milionë turistë nga e gjithë bota zgjodhën vendin tonë për të pushuar.
“Muaji Shtator u mbyll me 1.1 milionë vizitorë të huaj. Domethënë rreth 30% më shumë se viti i kaluar”, tha ministrja Kumbaro.
Por gëzimi madh i kabinetit qeveritar që ndjehet për këtë arritje, ia le vendin pasigurisë se mos i gjithë ky suksese nuk do të menaxhohet si duhet.
“Po krijojmë një forcë kombëtare të sigurisë publike brenda Policisë së Shtetit e cila do të jetë e gatshme dhe me kapacitete të mjaftueshme të përballojë nevojat dhe pritshmëritë e Shqipërisë turistike 10 milionë plus”, tha ministri Balla.
Një nga arsyet që autoritetet besojnë se solli fluksin e turistëve ishte siguria dhe rendi.
“2024 të dashur kryebashkiakë do të jetë viti i certifikimit. Ky ishte viti i provës gjenerale. Erdhën dhe na vunë në provë”, tha ministrja Balluku.
Vetë kryeministri i Shqipërisë, ato që i rendit si arsyet e suksesit të këtij sezoni i rendit dhe si arsyet se nëse nuk do ketë vëmendje të shtuar mund të kthehen në dështim.
“Në këtë sezon është rezultat i një pune këmbëngulëse, i një përpjekjeje të madhe, por ama me siguri ne këtë vit në të gjitha rastet do ta prekim tavanin e 9 milionëve. Në vitin në vijim apo në 2-3 vitet në vijim është real dhe mund të kthehet në ‘boomerang’ nëse ne nuk do të jemi të përgatitur për të përballuar një kërkesë që padiskutim do të jetë më e madhe vitin e ardhshëm”, tha kryeministri Rama.
Investimet në infrastrukturë si ministrja Balluku ashtu dhe kryeministri mendojnë se janë komponentë thelbësorë për sektorin e turizmit.
“Puna për Korridorin më të rëndësishëm turistik që është Korridori Blu Adriatiko-Jonian ka nisur me segmentin e Thumanë-Kasharit. Janë drejt përfundimit marrëveshjet edhe për segmente të tjera. Praktikisht vitin e ardhshëm ne do të jemi në kantier për këtë korridor”, tha kreu i qeverisë.
Rama di me siguri se turizmi shqiptar nuk duhet dhe nuk do jetë vendi që ofron turizëm ‘low cost’.
“Shqetësimi i shqetësimeve është që Shqipëria të mos karakterizohet dhe të mos profilizohet, të mos përmbyllet në perceptimin e ri që ka krijuar si një vend i turizmit ‘low cost’”, tha Rama.
Kryeministri pranon se ‘thembra e Akilit’ e turizmit në Shqipëri është padyshim shërbimi, ndaj iu kërkon sipërmarrësve në këtë sektor që të paguajnë mirë punëdhënësit e tyre nëse nuk duan të vuajnë mungesën e tyre./tvklan
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...