Nga marrëveshja me demokratët, Edi Rama mund të ketë pritur një pakënaqësi nga brenda partisë dhe nuk e fshehu kënaqësinë, kur ne inspektimin e ndërtimit të Unazës së Pogradecit, mori një urim të pazakontë nga një socialist.
“Atë që e ke bërë t’i nuk e ka bërë edhe Perëndia”, i thotë një qytetar Kryeministrit.
Por marrëveshja, që sipas Ramës synon ndërtimin e një normaliteti politik në vend, nuk e ka zbutur tonin për kundërshtarin.
“Përballë do të kemi PD që pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet një kërcënim për këtë vend, për shkak të mungesës së vizionit dhe të aftësisë për të bërë shtet. Ajo që kemi për të humbur në rast se kthehemi mbrapa është katastrofë”, tha Rama.
Edhe pas marrëveshjes, Edi Rama po e mban reformën në drejtësi si pikë kyçe të fushatës duke e cilësuar si realizim të objektivit më të vështirë të mandatit qeverisës.
“Vettingu u bë. A ju thashë që do ta bëjmë? Do votohet dhe do ta votojnë të gjithë, siç votuam dhe ndryshimet kushtetuese në fund fare”, shprehet Kryeministri.
Por synimi final është marrja e 71 mandateve në një fushatë kur partitë garojnë veç e veç.
“Gara është garë dhe është garë reale. Të gjithë duan të dalin të parët. LSI-ja do të dalë e para, PD do të dalë e para, ne jemi të parët, nuk kemi nevojë të dalim të parët, por ne do të luftojmë me mish e me shpirt që të marrim 71 vota minimumi”, tha Rama.
Në përpjekjen për 71 mandate, Edi Rama kërkoi vota edhe nga demokratët. Të cilët, sipas tij, i kanë një borxh. Përfshirjen në zgjedhje.
“Dhe nëse deri dje nuk u thosha të votoni Partinë Socialiste, tani po them votoni këtë parti. Na kanë një borxh të vogël që të na japin votën ne. Pas asaj që ndodhi para 48 orësh gjithçka ndodh me këtë vend”, tha Kryeministri Rama.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...