Ndërtimi i gazësjellësit TAP në vendin tonë është një nga shembujt se projektet e mirëorganizuara nuk hasin në pengesa burokratike me shtetin.
Kështu është shprehur nga Fieri, Kryeministri Edi Rama duke folur në stacionin e kompresimit të TAP.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri ka vlerësuar punën për ndërtimin e këtij investimi madhor, duke theksuar se gazësjellësi do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë shqiptare. Tre do të jenë qytetet që do të përfitojnë nga masterplani i gazifikimit.
“Zona e parë përfituese dhe strategjike e gazit në Shqipëri do të jetë trekëndëshi Ballsh – Fier – Patos”, tha Rama.
Kryeministri shtoi gjithashtu se pjesa më e madhe e fuqisë punëtore në gazësjellësin TAP, janë vendase dhe kjo do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve të tyre profesionale.
“Jam krenar për faktin se kur kemi nisur këtë punë nga ana e palës që financon dhe administron na është shprehur dhe shqetësimi se mos vallë Shqipëria kthehej në pengesë për shkak të burokracisë dhe problematikave. Sot pala që investon e ka thënë që Shqipëria ka qenë një surprizë pasi nuk ka pasur asnjë lloj pengese apo vonese nga pikëpamja e marrëdhënieve administrative për asnjë lloj arsyeje, për lejet e të gjitha natyrave.
Ky është një shembull shumë pozitiv që për ne është edhe një provë që angazhimi në projekte të tilla nëse është i mirëstrukturuar mund të sjellë zero pengesa administrative duke garantuar shpejtësi dhe cilësi. Projekti në të gjithë hallkat deri tani nuk ka shënuar asnjë vonesë. Mbi 70% e fuqisë punëtore është vendase. Janë vende të reja pune duke ndikuar në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike”, deklaroi Kryeministri Edi Rama./tvklan
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...