Rama: 2.5 milionë vizitorë më shumë se viti i kaluar në Zonat e Mbrojtura gjatë janar – korrik 2024

19:10 | 21 Gusht 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se në 7 mujorin e parë të këtij viti ( janar – korrik 2024) në Zonat e Mbrojtura ka pasur 2.5 milionë vizitorë më shumë  apo 28 % më shumë se sa vitin e kaluar,.

Sipas tij, këto shifra janë tregues i interesit për ekoturizmin, sportet e natyrës dhe kuriozitetin për të të njohur biodiversitetin tonë, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa, siç tha ai, ka një interes të rritur për të eksploruar parqet kombëtare e natyrore, monumentet e natyrës e peizazhet e mbrojtura nga veriu në jug ku vendin e parë e mban qarku i Shkodrës me 609 mijë vizitorë.

“2.5 milionë vizitorë, ose 28 % më shumë se viti i kaluar në Zonat e Mbrojtura gjatë janar – korrik 2024 Këto shifra janë tregues i interesit për ekoturizmin, sportet e natyrës dhe kuriozitetin për të të njohur biodiversitetin tonë, ndërsa ka një interes të rritur për të eksploruar parqet kombëtare e natyrore, monumentet e natyrës e peizazhet e mbrojtura nga veriu në jug ku vendin e parë e mban qarku i Shkodrës me 609 mijë vizitorë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/

Të ngjashme