Google ADS

Rama: 1.1 milionë turist të huaj vizituan Shqipërinë gjatë muajit shtator

22:22 | 4 Tetor 2023
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar statistikat e muajit shtator për turistët e huaj që e vizituan shtetin shqiptar.

Sipas Ramës, vetëm në shtator, 1.1 milionë turist të huaj kanë vizituar në Shqipërinë, ndërsa nga muaji janar deri në shtatorë janë regjistruar 8.3 milionë turist të huaj që vizituan shtetin shqiptar, shkruan Arbresh.info

Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se është për t’u konfirmuar si viti rekord i turizmit.

“Të dhënat e flukseve turistike në muajin shtator, ku mirëpritëm 1,1 milionë vizitorë të huaj. 8,3 milionë kanë qenë vizitorët nga janari deri në shtator, duke tejkaluar shifrat e gjithë vitit 2022 për t’u konfirmuar si viti rekord i turizmit”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme