Rimbyllja e plotë e vendit nuk është në skenarët e mundshme të qeverisë për të përballuar përhapjen e pandemisë, sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Rakacolli tha në një intervistë për Euronews Albania se me gjithë rrijten e ndjeshme të shifrave javët e fundit, masat e marra do të jenë ‘të mirëmenduara’.
“Ne nuk duam të mbyllemi krejtësisht siç bëmë në fillim. Këtë nuk e duam as ne dhe as qytetarët,” u shpreh Rakacolli.
Sipas zëvendësministres, rritja e numrit të të infektuarve ka ardhur kryesisht për faktin se qytetarët nuk po zbatojnë masat:
“Është një situatë shqetësuese, sepse numrat po vijnë në rritje. Kjo situatë ka të bëjë me sjelljen e virusit në këtë stinë vjeshtë-dimër, por ka të bëjë edhe me atë se qytetarët nuk po i respektojnë masat, sidomos në këtë periudhë të rritje së rasteve.”, u shpreh ajo.
Sa i përket mbylljes së lokaleve dhe bareve Rakacolli shtoi se ato po mbahen nën monitorim:
“Po i monitorojmë, nuk mund të themi po ose jo, por akoma nuk kemi arritur në këtë rezultat. Ne po bëjmë thirrje tek qytetarët për kujdes që mos të arrijmë ta bëjmë këtë, dhe mos të shpenzojnë orë të zgjatura në bare”, deklaroi Rakacolli.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...