Rakacolli: Në Shqipëri, 9% e personelit mjekësor u prek nga koronavirusi

23:58 | 27 Maj 2020
Arditë Shkodra

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, njëherazi dhe kryetarja e Komitteit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka bërë me dije në Report TV se 8-9% të personelit mjekësor kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. I ftuar në “Repolitix” përballë gazetarit Denis Minga, Rakacolli tha se kjo përqindje tashmë ka krijuar imunitet. Ajo ka bërë një krahasim edhe me shtet e tjera, duke sqaruar se në Shqipëri raporti i mjekëve të infektuar është më i ulët, por gjithsesi kjo nuk është një shifër përfundimtare. Pas mjëkëve, testimi do të nis me policinë e Shtetit që kanë qenë në terren si dhe punonjësit e postave.

“8-9% të personelit të testuar kanë qenë në kontakt me sëmundjen. Kjo përqindje ka krijuar imunitet tashmë…duket shifër e vogël por akoma nuk kemi numrin e caktuar të kampioneve për ta quajtur të përfunduar. Por edhe në vendet e tjera shkon diku te12-15 % .Nëse ky ritëm rastesh vazhdon duhet parë se ku do jenë rastet dhe si do të jenë vatrat. Në varësi mund të qëndrojmë si jemi ose mund të hapemi, por ngelet më varësi të numrave. Te aktivitetet sportive duhet të kemi kujdes dhe janë tepër te rrezikshme prandaj masat vlejnë sepse ka risk. Do vijojë t’u bëhet testi pas mjekëve, policëve, postës personave me risk”, tha ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme