Grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar ndjeshëm në trafikun e lëndëve narkotike, aq sa po kërkonin të blinin një nëndetëse për të të kaluar kokainën e ardhur prej Amerikës së Jugut përmes Mesdheut.
Ky është një ndër detajet e zbuluara prej gazetarëve të “Narcotica” të transmetuar në televizionin Rai 3. Ndër të tjera thuhet se në vitin 2017 në Shqipëri u reduktua ndjeshëm kultivimi i kanabisit, por së fundi ka një rritje të madhe të sipërfaqeve të mbjella më kanabis.
Është mbyllur me udhëtimin në Shqipëri dokumentari i titulluar “Narcotica” i gazetarit italian Valerio Cataldi i cili për 5 javë rresht ka rrëfyer trafikun e drogës në trekëndëshin Meksike-Kolumbi -Shqipëri e me destinacion Italinë dhe Europën.
Udhëtimi në Shqipëri nis me rrëfimin e një nëne nga Lazarati e cila shfaq fotografitë e djemve të saj, njëri prej të cilëve minoren, të rrahur nga Policia e Shtetit gjatë aksionit për çlirimin e Lazaratit nga kultivimi i plantacioneve me marijuanë.
“Prej 2013, nga koha e këtij aksioni policor në Lazarat, thotë ajo, me dhjetra tonë marijuanë janë trafikuar nga Shqipëria. Po për këto sasi droge jo të prodhuara nga Lazarati pse nuk mban përgjegjësi shteti?”
Gazetari italian vazhdon rrugëtimin e tij në Shqipëri me një fluturim në avionin e Guardia di Finanza që prej 2012 mbikqyr territorin shqiptar për të identifikuar plantacionet e mbjella me marijuanë.
Nëse deri më 2017 këto plantacione u reduktuan dukshëm, në muajt e fundit është identifikuar shtimi sipërfaqeve të mbjella me kanabis ne Shqipëri.
“Një e treta e territorit shqiptar është e mbjellë me kanabis,” thotë prokurori i Antimafias Nicola Gratteri.
“Marijuana shqiptare është e modifikuar gjenetikisht e mjaft e fortë. E nga Shqipëria përmes kanalit të Otrantos, nuk trafikohet vetëm marijuanë por dhe kokainë, që grupet kriminale shqiptare e trafikojnë nga Amerika e Jugut”, thotë ai.
Reportazhi spostohet në Kolumbi, ku kokaina trafikohet permes lumenjve që mbërrijnë në Paqësor e përmes autostrdave që të con në Amerikë e Europë.
“E në këto rrugë mafia shqiptare konkuron Ndranghetan kalabrese,” thotë gazetari italian.
Zbardhja e aferave kriminale me drogën e mafias shqiptare nisi 20 vite më parë pas arrestimit në 4 tetor të 2001 të trafikantit shqiptar Daut Kadriovski, i cili vendosi te bashkëpunojë me drejtësinë për tu hakmarrë pas vrajes së të fejuarës së tij.
Kadrovski i marrë në pyetje nga prokurori i Antimafias Franceso Mandoia zbardh për herë të parë rrugën ballkanike të trafikimit të drogës, heroinë e kokainë nga Afganistani, Turqia, Greqia e Shqipëria.
Oficeri italiani që aktualisht punon në Shqipëri thotë se gjatë një operacioni antidrogë hetimet zbardhën se si grupet kriminale shqiptare po përpiqeshin te blinin një nëndetëse për të transortuar përmes Mesdheut kokainën e ardhur nga Amerika e Jugut.
“Transportimi i kokainës me nëndetëse është një ide e vjetër e kartelave kolumbiane të drogës” rrëfen gazetari.
Në fokusin e dokumentarit “Narcotica, vihet dhe grabitja spektakolare e furgonit me para në Rinas, ” dëshmi, thotë gazetari, se sa lirishëm veprojnë grupet kriminale në Shqipëri”.
Telekamerat e “Narcoticës” spostohen në liqenin e Shkodrës, që është dhe rruga e trafikut të heroinës nga Afganistani dhe i kokainës nga Kolumbia, thotë gazetari italian.
Udhëtimi i tij në Shqipëri mbyllet duke rrëfyer se si lufta për drogën ka shtuar fenomenin e gjakmarrjes në vend ku shpesh viktima janë dhe fëmijët.
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...