Qyteti i Durrësit prej gjashtë ditësh ka një problem që Bashkia ende nuk e ka zgjidhur. Duke qenë se pas mbylljes së Porto Romanos, nuk ka një landfill të mirëfilltë për hedhjen e mbeturinave, Bashkia e Durrësit kishte lidhur një kontratë me kompaninë “Integrated energy”.
Kjo kontratë e lejonte depozitimin e plehrave në landfillin e Sharrës, sikurse edhe Bashkia Tiranë. Por Top Channel ka mësuar se prej një viti, Bashkia Durrës nuk ka respektuar kontratën me kompaninë “Integrated energy” dhe nuk ka bërë pagesën.
Së fundmi kompania “Integrated energy” i ka dërguar një kërkesë Bashkisë së Durrësit, ku theksohet se do mund të vazhdojë hedhjen e mbeturinave në landfillin e Sharrës deri në datën 15 korrik dhe se deri atëherë duhet të kenë marrë masa për zgjidhjen e situatës.
“Kompania Integrated energy që operon në Sharrë, i ka dërguar letër bashkisë Durrës, duke i thënë që mund të vijoni pa pagesë depozitimin e mbetjeve në Sharrë deri në datë 15 korrik, ndërsa pas kësaj date të merrni masa për zgjidhjen e situatës”, shkruhet në njoftimin që kompania i ka dërguar Bashkisë Durrës./tch/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...