Qytetarja “përplaset” me Berishën teksa fliste para Kuvendit

13:00 | 7 Nëntor 2023
K.B

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është përballur me një incident teksa fliste me mediat para kryesisë së Kuvendit.

Një qytetare i është afruar dhe ka ndërprerë fjalën e tij duke i kërkuar llogari për marrëveshjen e vitit 2008.

“Si do zgjidhet”? – i është drejtuar qytetarja Berishës teksa e ka ndjekur kur ai shkonte drejt makinës.

“Do bëhet, prandaj kemi filluar qëndresën”, – u përgjigj Berisha.

“Po çfarë qëndrese? Kjo s’është qëndresa”, – vijoi qytetarja./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme