Google ADS

Qytetari i kthehet Ramës: Pse s’vure Majkon President, ja përgjigjja e tij

22:51 | 30 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një komentues duket krejt i pakënaqur me zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ai ka shkruar kryeministrit në “Facebook” se Presidenti duhet të ishte i PS-së, psh, Pandeli Majko.

ra

 

Por kryeministri Rama i është përgjigjur disi me diplomaci. “O Qendro nuk zgjodhem nje president per Partine Socialiste, ndersa ne 18 qershor shqiptaret do vijne per Partine Socialiste, per Shqiperine qe duam, per shtet, pune, mireqenie! Kuptove Qendro?Respekte”, shkruan Rama.

“Çfarë kanë grekët me ty”, Rama i përgjigjet qytetarit: Kushedi si e kanë hallin. Unë për dreq…

Kryeministri Rama ka vijuar edhe këtë të dielë që të replikojë me komentuesit në “Facebook”.

rama-per-greket

Një qytetar e njofton kryeministrin se një kanal televiziv grek ka disa ditë që bën kronika kundër kryeministrit.

“Se çfarë kanë ata grekët me ty”, i shkruan komentuesi. “Nuk e di, tani po e dëgjoj. Por kushedi si e kanë hallin se unë për dreq nuk ua marr vesh as gjuhën”, i përgjigjet Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme