Në Bashkimin Europian një qytetar paguan vetëm 14% të totalit të shpenzimeve për medikamente ndërsa në SHBA paguan 8% për të të blerë medikamente.
Në Shqipëri qarkullojnë shifra të frikshme sa i përket pagesave drejtpërdrejt nga xhepi që bëjnë qytetarët. Shpenzimet që ata bëjnë për blerjen e medikamenteve zënë 32% të totalit të shpenzimeve shëndetësore.
“Vetëm një kam me të blerë por më kushton shumë por më duhet. Më kushton 40 mijë lekë”, “S’jemi të kënaqur se pensionistë jemi dhe ka vlerën e vetë. Por s’kemi ç’të bëjmë dhe do ta pranojmë këtë situatë”, thonë pacientët.
Kjo shifër e lartë, vjen edhe për faktin se pacientët nuk janë të kënaqur me ilaçet që rimburson shteti, për sëmundje të ndryshme.
“Nëse më parë një pacient me hipertension merret një bar që kushtonte diku te 50 mijë lekë të vjetra sot merr një bar që kushton 10 mijë lekë të vjetra. Tani pyetja është se: cili është më i efektshëm? Sigurisht që në nuk mund të pretendojmë që një bar që ka një çmim diku te pesë fish më të lirë të ketë të njëjtën cilësi”, tha Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for life”.
“Për ritmin e zemrës janë disa medikamenet që ne i quajmë beta bllokues. Do të tregoja metroprololin, ky është medikament që shteti e rimburson plotësisht. Ndërkohë që një alternativë tjetër e tij është edhe korvitoli, është firmë gjermane. Ky që rimbursohet plotësisht kushton 99 lekë, ndërsa gjermani kushton 420 lekë. Nëse pacienti preferon medikamentin gjerman do të paguaj një diferencë prej 333 lekë. Normalisht preferohet më cilësorja, që i bie firma gjermane firmat e jashtme”, tha Viola Kuqi, farmaciste./tch
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...