Qytetarët kanë dalë sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve, pavarësisht se qeveria ka marrë disa masa që në ditët e para të revoltës.
Protesta ka nisur në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej”. Më pas protestuesit pritet të drejtohen për në kryeministri, itinerar ky që është ndjekur në një javë protesta në të gjithë vendin. Kushti që ka protestuesit është që qeveria të plotësojë të gjitha kërkesat e paraqitura prej tyre.
Disa minuta para nisjes së protestës policia e shtetit ka marrë masa. Ajo është vendosur në qendër të Tiranës. Dhjetëra mjete janë vendosur pranë ministrisë së Brendshme, teksa dhe një autobot është parë në pedonale. Si herët e tjera në gatishmëri do të jenë disa forca policie. Të gjitha protestat kanë qenë paqësore dhe pa incidente, ndonëse ka pasur disa të shoqëruar.
Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, duke i pëlqyer sipas tij vetëm Rusisë, qytetarët protestues kanë paralajmëruar se nuk do të ndalet
Pas nisjes së protestave për rritjen e çmimit të naftës qeveria ka ngritur Bordin Kombëtar të Monitorimit të Karburanteve i cili vendos çmimin e karburanteve duke marrë si referencë çmimin që hidrokarburet do shiten në bursa një ditë më pare, protestat kanë vijuar edhe ditën e sotme në vend.
Vendimi i zbardhur në fletoren zyrtare përcakton qartë detyrat e Bordit të monitorimit të karburanteve. Në të theksohet se për përcaktimin e çmimit final, referencë do të jetë çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë ndërsa më pas do të shtohet një vlerë prej 20 USD/ton dhe taksat e tatimet, sipas ligjit në fuqi. Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri se çmimi do të miratohet çdo ditë në vendim përcaktohet se Bordi cakton çdo javë ose kur e vlerëson të nevojshme, çmimin tavan për shitjen e naftës , benzinën dhe gazin e lëngshëm./abc news/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...