Qytetarët të cilët përdorin gazin për gatim dhe ngrohje janë shprehur se rritja e çmimit të karburanteve është e papërballueshme. Për ekonominë familjare të tyre kjo është një shuplakë e fortë, thonë ata.
Në treg çmimi i gazit po kalon 89 lekë për litër, një vlerë e lartë kjo për niveli e pagave dhe pensioneve që trajtohen shqiptarët.
“Jemi shumë keq me ekonominë… nëse deri tani e kishim litarin në fyt, tanimë po na e shtrëngojnë litarin.”
Një reagim i tillë vjen pas shtrenjtimit të kostos së jetesës. Reaksioni zinxhiri i rritjes së çmimeve ka prekur dhe çmimin e karburanteve në vend. Gjatë muajve të verës dhe deri në shtator të vitit 2021 çmimi i gazit është rritur me mbi 60 %, e ndërsa benzina dhe nafta me mbi 10%.
Për ekonominë familjare shqiptare kjo është një shuplakë e fortë thonë qytetarët, pasi me gaz ata gatuajnë, por edhe gjatë dimrit e përdorin për ngrohje.
“Më shumë akoma, sepse edhe ngrohemi edhe gatuajmë. Çmimet janë në stratosferë. Buka u rrit, gazi u rrit, qeveria asnjë ndërhyrje nuk ka bërë. Për qeverinë dhe bashkinë janë shumë të përballueshme, po jo për popullin. Gatuajmë me gaz.”
Shporta bazë ushqimore u zbras disi thonë pensionistët dhe një rritje tjetër e çmimit të gazit për ata të cilët janë përdorues të tij për nevoja të tyre do të thotë vërtet shumë.
Pensione e rroga minimale për një ekonomi tregu me çmime të papërballueshme.
“Kujt i mjafton pensioni. Ne pensionistët nuk përballojmë asgjë.”
Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë më të lartat në të gjithë Europën, përfshi edhe vendet shumë më të pasura të kontinentit./oranews/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...