E shtuna ishte dita e fundit me liridalje për të gjithë, para hyrjes në fuqi të ashpërsimit të shtetrrethimit në vend në luftën kundër koronavirusit.
Nga e hëna, nga çdo familje do të dalë vetëm një person me vetëdeklarim për punët më urgjente.
Ndaj qytetarët në të gjithë vendin, vërshuan në rrugë për tetë orët e fundit të lëvizjes së lirë.
Më së shumti iu drejtuan tregjeve të fruta perimeve, dyqaneve apo pikave të tjera të shërbimeve.
Në këtë situatë në Elbasan, nuk pyetën më për rregullat dhe masat mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit
Në Elbasan edhe tregtarët i neglizhuan masivisht udhëzimet për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Edhe në Lezhë, duket si ditë normale nga dyndja e njerëzve për tu furnizuar me ushqime.
Një pjesë e mire e qytetareve mundoheshin të zbatonin rregullat për tu mbrojtur nga covid-19, por nuk mungonin dhe ata lëviznin në mënyre të grupuar.
Urdhri i qeverisë për tu pajisur me autorizim për të dalë nga banesat duke nisur nga dita e hënë, ka krijuar paqartësi tek qytetaret të cilët thonë se nuk kanë dijeni se si mund të aplikohet.
Banorët e Lushnjes i neglizhuan totalisht këshillat parandaluese duke mbushur tregje e dyqane.
Situatë e ngjashme në Fier, Durrës, e qytete të tjera të vendit
Por një pamje tjetër ofroi Saranda.
Ndërkohë bashkitë thonë se kanë vijuar me dezinfektimin e hapësirave publike dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë./oranews
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?