Google ADS

Qytetarët në panik, tërmetet shkundin përsëri Korçën

07:41 | 29 Qershor 2019
Arbresh.info

Korça nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Mbrëmë në orët e vona janë dëgjuar disa lëkunjde të njëpasnjëshme.

Lëkundjet e fundit u shënuan rrëth orës 22:22. Kjo ka sjellur shumë panik tek qytetarët e Korçës të cilët akoma nuk i kanë harruar lëkundjet e 1 qershorit.

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm kanë qenë me magnitutë 3,7 ballë dhe me thëllësi 25 km. Epiqendra ka qenë fshati Nikolicë, i cili ndodhet në jug të Korçës.

Kujtojmë që me 1 qershor Korça përballoi tërmete të fuqishme sidomos në fshatrat Floq dhe Qafzez, fshatra këto me demtimet me të mëdha nga tërmetet./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme