Tashmë është e konfirmuar që të paktën 6 mijë zgjedhës në Himarë nuk e ushtruan të drejtën e votës për shkak se karta e tyre e identifikimit kishte skaduar.
Pavarësisht pretendimeve të bëra për mungesë të informacionit dhe kohës së nevojshme për rinovimin e mjeteve të identifikimit, qytetarët janë paralajmëruar më herët nga ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Në një njoftim publik nëpërmjet rrjeteve sociale në datën 22 korrik, Balla nga zyrat e “IdentiTek” ka informuar qytetarët rreth mundësisë që deri të shtunën e 3 gushtit do të punohej për plotësimin e nevojës së qytetarëve për mjetet e identifikimit.
“Dua të bëjë një njoftim që për ne është tepër i rëndësishëm. Lidhet dhe me banorët e Bashkisë së Himarës, të cilët dua t’i njoftoj që fundjavën e ardhshme do të punojmë dhe të shtunën dhe të dielën.
Për të gjithë ata që do të aplikojnë për letërnjoftim në Bashkinë Himarë, për ta pasur atë për të shprehur të drejtën e votës në zgjedhjet e 4 gushtit do të kenë mundësi që të gjitha aplikimet që bëjnë deri në datën 1 gusht do kenë mundësi t’i kenë kartat e ID në 3 gusht, një ditë para datës së zgjedhjeve.”
Postimi i ish-ministrit Taulant Balla më 22 korrik:
Himarë do të jetë e hapur çdo ditë edhe të shtunën dhe të dielën 27-28 Korrik dhe të shtunën 3 Gusht. Çdo aplikim për letërnjoftim që do të bëhet në Himarë para datës 1 gusht, do të mund të tërheqë letërnjoftimin e ri deri më 3 gusht. Nuk do të presë 2 javë por do të pajiset me letërnjoftim para 4 gushtit, mjafton të aplikojë.
Për bashkëatdhetarët që kthehen për pushime, Identitek do të shërbejë edhe të shtunave për tre javët e para të gushtit.
Aplikimi me kupon të përshpejtuar mund të bëhet në çdo zyrë në të gjithë vendin. Pra nëse gjëndjen civile të themi e ke në Shkodër, por ndërkohë po kalon pushimet në Vlorë, mund ta bësh pasaportën direkt aty ku ndodhesh. Kjo nuk vlen vetëm për shtetasit që pajisen për herë të parë me dokument./rtsh.al/
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...