Në këtë ditë të parë të vitit, qytetarët nga Vlora e Shqipërisë kanë hyrë në det.
Duket se kjo është mënyra se si e presin vitin e ri ndonëse temperaturat janë të ulëta.
Ata kanë folur për Top Channel duke thënë se e kanë këtë ritual prej 6 vitesh.
“Kemi një ritual prej 6 vitesh. Ujërat janë shumë të mira, nuk janë të ftohta. Është kënaqësi të lahesh. Të bën mirë për shëndetin, uji është i pastër, është pak i ftohtë por pak i përballueshëm por nëse lahesh, mësohesh dhe nuk e ke problem. Disa frekuentojnë natyrën e malin, disa detin”, thanë ata.
Ndërkohë nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...