Google ADS

Qytetarët e karantinuar në Korçë prej dy ditësh pa ushqim

16:38 | 20 Prill 2020
Arbresh.info

“Lekë nuk kemi. Ne skemi për të ngrënë këtu, e jo më të paguajme dhe hotelin.”

Kishin para për një javë, por tani su ka mbetur më asgjë. 40 shqiptarët të thyer nga Greqia, të karantinuar në një nga hotelet e Korcës shprehen se prej dy ditësh kanë mbetur pa ushqim. E vetmja gjë që kanë janë disa shishe me ujë.

Qytetarët i janë drejtuar redaksisë së abc.neës me një letër duke shpjeguar edhe kushtet në të cilat ata gjenden aktualisht. Ata kërkuan ndihmën e Abc News që zëri i tyre të dëgjohet. Në letër qytetarët shkruajnë se kanë nevojë për ilace, por nuk munden ti blene. Sipas tyre qëndrimi në hotel ishte zgjedhje e detyruar.

Ku të rrinim atje në të ftohtë, binte shi, binte borë. Ne ishim me fëmijë. Tani pa bukë, a gje hiç. Duket sikur kemi bërë ndonjë krim, ça kemi bërë. Jo asgjë hiç. Na thanë do iu sjellim doktor, e do iu marrim tanpon. Nuk ka ardhur asnjë njeri. Për çfarë të rrimë? Kot pa lidhje. Të vijnë të na marrin analizat, të ikim në shtëpinë tonë”, shprehet një nga qytetarët që ndodhet në karantinë.

Në ditët e fundit të karantinës, ata në bazë të marrëveshjes duhet t’i shlyejnë pronarit të hotelit, pagesën e qëndrimit dy javor.

I kontaktuar nga Abc News prefekti i Korcës Dhori Spirollari sqaroi se nuk kishte dijeni se qytetarët kanë mbetur pa ushqime. Ai tha se do verifikoje situatën dhe nëse vërtet ata kanë mbetur pa ngrënë ai do tu dërgojë pako ushqimore.

Ndërkohë kryetari i bashkisë Sotiraq Filo në një prononcim për Abc News është shprehur se në bazë të vendimit, qytetarët duhet të paguajnë vetë shpenzimet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme