Incineratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Në fakt rezulton se një rrjet kompanish të vogla në bashkëpunim më njëra tjetrën janë fitues të tre koncesioneve të inceneratorëve në Shqipëri.
Impianti i parë i përpunimit të mbetjeve është ai i elbasanit i cili daton që në dhjetor të vitit 2014. Kompania e përzgjedhur për këtë koncesion është “Albtek Energy”, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në korrik të po atij viti. Pra vetëm pak muaj nga shpallja fituese.
Për një periudhë 7 vjeçare, kompania nën administrimin dhe pronësinë e Stela Gugallja mori të drejtën të kryej një investim prej 21 milionë e 600 mijë euro.
Impianti i dytë i përpunimit të mbetjeve është ai i i Fierit, kontrata e të cilit është lidhur në 30 nëntor të vitit 2016. Fitues i tij u shpall “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, e regjistruar në QKR me 5 tetor të po atij viti, pra një muaj para se të shpallej fituese.
Me një kohëzgjatje prej 6 vjetësh vlera e investimit parashikohej në 3.72 miliardë lekë.
Në këtë kompani rezultojnë aksionere dy subjekte të tjera, “Integrated Technology Services” me 70% dhe ndertim montimi patos me 30%.
Sipas të dhënave Klodian Zoto zotëron 100% të aksioneve të kompanisë “Integrated Technology Services” ndërkohë që ndërtim montimi patos rezulton të ketë shtuar objektin e aktivitetit të tij dhe përpunimin e mbetjeve, veprim i kryer në shtator të vitit 2015.
Nga ana tjetër, inceneratori i tretë, ai i Tiranës ka një kohëzgjatje prej 30 vjetësh të cilin e ka fituar kompania “Integrated Energy BV SPV”.
Sipas të dhënave ky subjekt është regjistruar në QKR në datën 31 gusht 2017 dhe kontrata është lidhur në po të njëjtën datë sipas të dhënave të publikuara nga ministria e financave.
Në një raport të ministrisë së financave bëhet e ditur se vlera e këtij investimi është 17.1 miliardë lekë.
“Integrated Energy BV SPV” është në administrimin e Arjola Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione ndërkohë që ortaku i vetëm rezulton kompania “Integrated Energy BV”.
Për këtë të fundit thuhet se është kompani gjermane, ndërsa edhe sipas opozitës, pronarët nuk i dihen./ oranews
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...