MEMALIAJ – Një banesë është shkrumbuar nga zjarri mbrëmjen e sotme në Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5, ndërsa banesa është në pronësi të Fatmir Shehut.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve në mënyrë që të shuhen flakët ku edhe është bërë i mundur shpëtimi i 4 pjesëtarëve të familjes Shehu. Nga ky zjarr ka marrë dëmtime vetëm një person.
Ndërkohë të 4 pjesëtarët e familjes Shehu janë shoqëruar për në Spitalin e Tepelenës për kurim. Sipas grupit hetimor zjarri ka rënë nga një qiri i ndezur në dhomën e gjumit nga një pjesëtar i familjes. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale duke bërë që familjarët të mos kenë më një çati mbi kokë.
Njoftimi:
Rreth orës 21:30, në Memaliaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. Sh., rreth 50 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 shtetasve që ndodheshin në banesë.
Për shkak të asfiksisë nga zjarri, shtetasi F. Sh. është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të pakujdesisë së shtetasve që ndodheshin në banesë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë