Qindra protestues nisen nga Kavaja për të protestuar kundër Ramës

15:49 | 11 Maj 2019
Arbresh.info

Me mijëra qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit për t’iu bashkuar protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, që pritet të nisë në orën 18:30.

Me dhjetëra autobusë dhe automjete po vijnë drejt Tiranës nga qyteti i Beratit, i Vlorës, i Lezhës, i Kukësit dhe i Shkodrës.

E me makina të shumta janë nisur edhe plotë simpatizantë të PD-së nga Kavaja.

Kjo shihet nga video e postuar nga ish kryeministri shqiptar Sali Berisha.

“Kavaja marshon drejt Tiranes! sb”, thotë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme