Qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe nga flakët që janë riaktivizuar në godinën në Lushnjë.
Kësaj here zjarri ka përfshirë tarracën e qendrës tregtare ku ndodhet dhe një lokal veror dhe zyrat e administratës. Në pjesën e lokalit janë djegur pjesa e dyshemesë dhe disa pemë.
Sipas informacioneve lokali ndodhet midis dy godinave, në katin e katërt të qendrës tregtare.
Zjarrfikësit janë rikthyer sërish në aksion për të shuar vatrat e zjarrit. Në këto momente janë duke u ulur flakët e zjarrit, ndërsa në katet më poshtë po punohet për izolimin e flakëve.
Në asnjë nga godinat nuk ka banorë, ndërsa policia ka rrethuar me perimetër sigurie zonën. Po punohet me forca të shumta zjarrfikëse për të minimizuar flakët.
Kujtojmë se dhjetëra qytetarë përjetuan momente tmerri kur një zjarr i rënë në katin e tretë të një qendre tregtare në Lushnjë u përhap me shpejtësi në apartamentet sipër tij rreth orës 14: 40.
Zjarrfikës, forcat RENEA dhe ato policore u angazhuan për disa orë me qëllim shuarjen e flakëve në pallatin 12 katësh dhe kërkimin për qytetarë të bllokuar në banesa.
Dyshimet e para për shkakun e zjarrit janë mbingarkesa e kondicionerëve, pasi qendra tregtare ishte e mbipopulluar nga dyndja për festën e Krishtlindjes./tch
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...