Google ADS

Qeveria VMRO-BDI ka paguar mbi 90 mijë euro për avokatë

15:57 | 13 Shkurt 2018
Arbresh.info

Mbi 92 mijë euro, para nga buxheti i janë paguar avokatit Nikolla Dodevski, kryetar i Odës së Avokatëve i cili ishte ish-mbrojtës i Nikolla Gruevskit dhe eventualisht këshilltar i ardhshëm i Kryeministrit Zoran Zaev.

Nëpërmjet bazës së hapur të të dhënave nga Byroja për Prokurime Publike mund të konstatohet se për katër vjet, Dodevski ka lidhur katër marrëveshje me shtetin.

Dy në vitin 2014 dhe dy në vitin 2015. Tre vitet e ardhshme përfshirë edhe këtë nuk ka marrë tender publik.

Baza e të dhënave tregon se në vitet e kaluara, Dodevski më së shumti ka fituar nga kontratat e lidhura me shtetin në krahasim me kolegët e tij.

Për dallim nga ai, avokatët e tjerë në kurriz të shtetit kanë fituar dy, tre apo dhjetë herë më pak. Informacionet publike në dispozicion tregojnë se ka edhe kontrata me nga një denarë.

Byroja e Prokurimit Publik

AVOKATE SUZANA BATKOVSKA NGA OHRI – 1 DENAR

NAKOV DHE BOSHKOV NGA OHRI – 1 DENAR

DIMITRIJA COBOVSKI NGA OHRI – 2 DENARË

SHOQATA E AVOKATËVE KITANOVSKI – 3.082.912 DENARË

NADICA BADEVA NGA SHKUPI – 2.973.010 DENARË

BENJAMIN SELIMI GOSTIVAR – 1.062 MILION DENARË

Sipas të dhënave të siguruara nga Alsat M nga ELEMi shtetëror, Nikolla Dodevski ka qenë përfaqësues i tyre tre vjet. Në vitin 2014 për shërbimet e avokaturës i janë paguar 20 mijë euro. Në vitin 2015, 22 mijë euro, dhe në vitin 2016, 5.5 mijë euro, ndërsa në vitin 2017 nuk ka pagesa, pasi i ka skaduar kontrata. Megjithatë, nga informacionet jozyrtare të marra nga Alsat M, thuhet se Dodevski ishte i angazhuar në mënyrë shtesë nga Shoqata e avokatëve francez Kurtis, që ka qenë një biznes milionësh nga ELEM-i për ti përfaqësuar në kontestet ndërkombëtare.

Nëpërmjet bazës së hapur të të dhënave të Byrosë së Prokurimit Publik për katër vitet e fundit, duke përfshirë edhe vitin 2018, avokatëve, shteti nëpërmjet organeve të veta, iu ka paguar më shumë se 1.1 milion euro. Të paktën deri tani, mjetit që i gjeneron të dhënat e Byrosë për Prokurime Publike, në dispozicion janë kontratat e organeve shtetërore nga viti 2014, duke përfshirë edhe vitin aktual.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme