Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë të ditur se ndriçimi me energji elektrike në shumë akse rrugore kombëtare do të ndërpritet për shkak të krizës energjetike. Në një deklaratë për mediat, Balluku tha se i kanë kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptar që të ndërpresë ndriçimin në disa akse.
Kështu, do të fiket ndriçimi në akset Tiranë-Durrës, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lin-Pogradec, Korçë-Ersekë etj. Po kështu, do të ketë ndërprerje edhe në akset kombëtare në degëzim, si By-Passi i Fierit, Lezhë-Shëngjin, Shkodër-Hani i Hotit.
“Nga ora 00:00 e mesnatës do t’i kërkohet të gjithë bashkive që të fikin ndriçimin që kanë në ndërtesa apo pjesë të tjera që nuk kanë domosdoshmëri”, – u shpreh Balluku.
Ministrja theksoi gjithashtu se reshje shiu nuk do të ketë as në 2 javët e ardhshme, e për këtë arsye qeveria do të blejë energji në tregjet ndërkombëtare. Por Balluku garantoi se çmimet e energjisë për abonentët familjarë nuk do të pësojnë rritje./lapsi/
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin