Google ADS

Qeveria shqiptare synon të rrisë pagën mesatare në 900 euro brenda dy viteve

13:48 | 29 Mars 2023
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije sot se në harkun kohor të dy viteve qeveria synon rritjen e pagës mesatare në Shqipëri në nivelin prej 900 eurosh.

Në një deklaratë për mediat, kryeministri tha si fillim paga mesatare do të rritet për një pjesë të punonjësve ndërsa shumë shpejt do të publikohet dhe plani i plotë në lidhje me pagat.

“Në harkun e dy viteve synohet arritja e nivelit te rajonit, paga mesatare në nivelin e 900 eurove. Jemi në kushtet e një mundësie të re që do e shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të familjeve. Pas rritjes së pagës minimale do të rritet dhe paga mesatare. Do të kemi një rritje tani për një pjesë të punonjësve. Do të publikojmë dhe planin e plotë në ditët në vijim”, tha Rama.

Sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave INSTAT, paga mesatare në Shqipëri është rreth 520 euro.

Rama tha gjithashtu se do të pensionistë do të shpërblehen me 5 mijë lekë [43 euro].

Lëvizjet e qeverisë vijnë në prag të zgjedhjeve vendore në Shqipëri që pritet të mbahen në datën 14 maj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme