Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Evropiane, Laurence Bonne.
Në këtë takim në kryeministri u firmos edhe marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit për financimin e rrjetit të Ujësjellësit në Durrës.
Me firmosjen e marrëveshjes, Rama shprehu falënderimet për mbështetjen e qeverisë franceze për ndihmën e dhënë me ekipet e kërkim-shpëtimit gjatë tërmetit por edhe me fondet e dhëna në konferencën e donatorëve.
“Gjatë tërmetit u angazhua nëj forcë franceze kërkim shpëtimi, duke shpëtuar jetë njerëzish në kushte jashtëzakonisht të vështira për ata vetë. Më pas presidenti u angazhua vetë duke e përfshirë Francën në grupin e vendeve që ofruan mbështetje duke dërguar në konferencën e donatorëve të BE-së, Ministrin e Jashtëm”, tha Rama.
“Ja ku jemi sot që kurorëzojmë një proces të gjatë për ata që kanë pasur pikëpyetje për angazhimin e atyre fondeve, pasi një pjesë e tyre janë future në procesin e zbatimit me procesin e BE për shkollat, kopshtet dhe sitet e trashëgimisë kulturore dhe një pjesë tjetër janë në proces për gjërat e tijera, si peshkimi dhe infrastrukturën e emergjencave civile. Nuk më ngelet gjë vetëm ta falenderoj ministren për Evropën të Francës, e cila ka ardhur jo vetëm këtë por dhe për të shprehur mbështetjen e Francës për transformimet në rajon,” u shpreh Rama. /Telegrafi/
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme