Qeveria shqiptre ka miratuar sot pikat e paketës anti-krizë të prezantuar më herët nga kryeministri Edi Rama.
Vendimet e sotme do të hyjnë në fuqi më 1 tetor, ndërsa në të parashikohet rritje të ndihmës ekonomike me 10 për qind, dyfishim të ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë, si dhe dyfishim të ndihmës për të moshuarit që nuk marrin pension.
“Janë mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga rritja e ndihmës ekonomike. Është një mbështetje e qëndrueshme dhe afatgjatë”, tha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Ministrja e Shëndetësisë tha se me paketën e re, do të rritet mbështetja për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuar.
“Një tjetër vendim i rëndësishëm sot është marrë nga qeveria në lidhje me mbështetjen për energjinë elektrike, për kompensimin e masës së ndihmës për energjinë elektrike për personat të cilët kanë status të aftësisë së kufizuar paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin për energjinë elektrike”, tha ajo.
“Kjo masë mbështetjeje për personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë që e kanë këtë masë mbështetjeje nga statusi dhe gjithashtu për personat e verbër të kategorisë së parë kjo masë mbështetjeje shkon nga 2,000 lekë të reja që është aktualisht, në 3,000 lekë të reja. Ndërsa për sa i përket personave të cilët kanë status të verbër të kategorisë së dytë nga 1,400 lekë të reja që është sot, shkon në 2,400 lekë të reja. Nga kjo mbështetje përfitojnë më shumë se 12 mijë persona, të cilët përfitojnë nga statusi”, tha Manastirliu.
Pas rritjes 10 për qind të pagesës së ndihmës ekonomike në janar 2022 dhe dyfishimit dhe trefishimit të saj për kategori të caktuara, si nënat me shumë fëmijë, jetimët, vajzat dhe gratë viktima të dhunës dhe trafikimit, etj,
Paketa e dytë e Rezistencës Sociale mundëson rritja e pagesës së ndihmës ekonomike me 10 për qind për të gjithë familjet përfituese të skemës; dyfishimin e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë; dyfishimin e ndihmës ekonomike për të moshuarit e vetmuar pa pension pleqërie dhe pa pension social.
Paketa e Rezistencës Sociale mbështet gjithashtu rreth 90 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre me indeksimin 7.5 për qind të pagesës mujore të aftësisë së kufizuar si dhe rrit mbështetjen për energjinë për mbi 12 mijë persona të verbër, paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...