Kompanitë e linjave të transportit urban në Shqipëri do të kompensohen për naftën me 100 lekë [0.82 euro] për litër, në mënyrë që të mos rritet çmimi i biletës për qytetarët, tha sot Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kompensimi do të zgjasë për tre muaj me radhë, ka shtuar ministrja në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë.
“Me anë të kësaj pakete, po mundohet që të ruajnë çmimin e biletës. Nuk do lejojmë rritjen e biletës për shkak të masave të marra. Këto masa janë afatshkurta, por po punojmë edhe për zgjidhje afatgjata, siç është përmirësimi i flotës”, tha Balluku.
në lidhje me transportin është nxjerrja e biletave elektronik.
Biletat tashmë do të priten online, përmes sistemit të fiskalizuar, shtoi Balluku.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...