Në programin e qeverisë “Rama 3”, në seksionin për sigurinë, bëhet një bilanc i viteve të fundit dhe parashtrohen objektivat deri në vitin 2025.
Ndër të tjera thuhet se janë shkatërruar 30 grupe të krimit të organizuar, dhe janë vendosur në pranga 103 anëtarë të këtyre grupeve.
“Në 2025-ën me përfundimin e Vetingut në Policinë e Shtetit, objektivi ynë madhor është ai i një Shqipërie pa grupe kriminale, pa të fortë dhe banditë, një vend që për nga siguria, të renditet në mesataren e shteteve të BE-së”, thuhet në program.
Mes objektivave të qeverisë “Rama 3” parashtrohet beteja kundër krimit të organizuar, hetimi dhe ndjekja e aseteve dhe pasurive të paligjshme të lidhura me krimin.
Dy objektiva të tjera janë: Kontrolli i plotë i territorit veçanërisht i ndërtimeve pa leje; një ligj që zgjeron aksesin e Policisë së Shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, pasurive të paluajtshme, notereve, transaksioneve të dyshimta, si dhe në databazat e tatimeve dhe doganave.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...