Ditën e sotme, rreth orës 10:00 pritet të mbahet ceremonia e betimit në presidencë e qeverisë Rama 3.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i cili do të hedhë firmën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë. Më pas 16 ministrat ku 12 prej tyre janë gra.
I gjithë kabineti i ri qeverisës do të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga kryeministria në drejtim të presidencës.
Pas ceremonisë së betimit sipas traditës, Presidenca do të organizojë edhe një kokteil. Pas përfundimit të kësaj ceremonie e gjithë qeveria do t’i drejtohet selisë së këshillit të ministrave ku në ora 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë Rama 3. Pritet me interes të shikohet se cilat do jenë vendimet e para të qeverisë së re të firmosura nga Edi Rama.
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’:
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit – Mirela Kumbaro
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Kryetare e Parlamentit Lindita Nikolla./TCH/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës