Mbrëmjen e sotme ka nisur sezoni i ri i Open në Top Channel, dhe tema e sotme është zhvillimi më kryesor, kabineti i ri qeverisës.
Analistët në studio u shprehën se nuk kishte asnjë surprizë në emrat që njoftoi kryeministri Edi Rama.
Ata thanë se më shumë se sa tek ministrat, vëmendja është tek kryeministri, i cili sipas tyre ka zgjedhur ata që i binden më shumë.
Carlo Bolino: Ekipi është ekip fitore , është një vazhdimësi e Rama 2 që ishte e suksesshme, ndaj s’kishte nevojë për ndryshime radikale.
Unë mendoj që do gjykohet qeveria për ato që po behet pavarësisht nga emrat, kjo është qeveria Rama, se ai është figura kryesore .
Enton Abilekaj: Fakti që është Rama kryeministër, gjykojmë atë, dhe s’do sillte surprizë, një qeveri që presin me gojë hap apo mbyll nëse do vazhdojnë apo jo, tregojnë se janë sekretarë jo ministra, thjesht figurina, që thjesht zbatojnë urdhra.
Merita e Ramës, është kush do më shumë Ramën apo vendin, ti japësh portin, portin e Durrësit që të firmosësh të kalojë port turistik, pa vendosur se ku shkojë ai tregtar dhe industrial, pra kjo dmth se ti mendon se është kryeministri më i rëndësishëm se vendi.
Kjo është qeveri e bastisjes dhe grabitjes që do ua çojë asetet një grupi të caktuar të oligarkësh.
Dritan Hila: Asnjë nga këta s’ka një vizion se si do jetë tatimet, taksat etj, por janë njerëz që zbatojnë urdhrat e Ramës dhe kanë besimin e tij, por nuk është faji i Ramës, është sistemi i tillë, dhe Rama është një nga autorët e këtij sistemi bajraktarësh.
Fatbardh Kadilli: S’ka ndonjë ndryshim, një qeveri me të njëjtat linja korrupsioni, sa për emrat e tjerë, kemi një kryeministër që i bën dhe të 15 të tjerët, ata janë drejtorë, jo ministra.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...