Google ADS

Qeveria “Rama 2”, ja si do të jetë kabineti i ri dhe kur do të jetë gati

12:58 | 29 Korrik 2017
Arbresh.info

Muaji shtator nuk është larg dhe duket se përgatitjet për  kabinetin e ri Rama 2 kanë nisur, Këtë e konfirmon edhe kryeministri Rama në një intervistë për In Tv, ku ndërsa ka rrëfyer për veten, jetën personale, ka folur edhe për politikën e ditës. Rama ka pohur se kabineti i ri do të jetë brenda muajit gusht dhe ndryshe nga kabineti Rama 1, Kabineti Rama 2 do të jetë më i vogël.

“Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në cdo aspekt”- tha ai.

I pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar.

“Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai.

A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: Po emra të rinj, patjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme