Muaji shtator nuk është larg dhe duket se përgatitjet për kabinetin e ri Rama 2 kanë nisur, Këtë e konfirmon edhe kryeministri Rama në një intervistë për In Tv, ku ndërsa ka rrëfyer për veten, jetën personale, ka folur edhe për politikën e ditës. Rama ka pohur se kabineti i ri do të jetë brenda muajit gusht dhe ndryshe nga kabineti Rama 1, Kabineti Rama 2 do të jetë më i vogël.
“Do bëjmë një qeveri të vogël besoj, do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektoriateve, drejtorive, duke u mundur të rrisim eficencën dhe parimi kryesor i 4 viteve do jetë më shumë me më pak në cdo aspekt”- tha ai.
I pyetur për emrat e ministrave, Rama është treguar i rezervuar.
“Patjetër që do t’ua zbulojë, por nuk e kam akoma të qartë se kush do jetë ku”- tha ai.
A do të ketë kabineti emra të rinj? Rama përgjigjet shkurt: Po emra të rinj, patjetër./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...