Ditën kur kryeministri Rama deklaroi emrat e ministrave të mandatit të dytë theksi u vu në një reformim të plotë të administratës.
Kjo nënkuptoi shkurtime në disa institucione, plotësime në të tjerë dhe zëvendësime për emërimet politike. E duket se reforma ka nisur pasi Drejtoria e Administratës Publike ka riaktiviziuar shpallje të reja për pozicione të ndryshme në ndryshme në administratë.
Në këtë drejtori, publikimet e fundit i përkisnin dhjetëditëshit të dytë të qershorit pra pak para zgjedhjeve. Gjatë pjesës së mbetur të qershorit, korrikut dhe një pjesë të mirë të gushtit nuk ka pasur asnjë publikim të ri për vende vakante.
Institucioni i parë në radhë që duket se do të plotësohet me staf është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Për këtë drejtori janë listuar pozicione nga drejtor tek përgjegjës dhe specialistë.
Vendet e lira sipas DAP
4 vende për Specialist në Sektorin e Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria IV-a
1 Specialist në Sektorin e Analizës së Përputhshmërisë, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria IV-a
Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a/1
Përgjegjës i Sektorit të Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a/1
Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: III-a
Specialist në Drejtorinë Juridike dhe të Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: IV-a
Specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave – kategoria: IV-
Edhe AKBN me ndryshime
Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ka pasur muajve të fundit ndryshime dhe kjo nuk lidhet vetëm me largimin e Viktor Tushajt si drejtues pasi kandidonte në listën e LSI, dhe emërimin e Elion Semanajt në krye të këtij institucioni.
Por, kohë pas kohe kjo agjenci në faqen e saj në internet ka publikuar vende të lira pune dhe të paktën dy prej tyre janë akoma të klikueshme. Pozicionet respektive ishin për specialistë. /Monitor
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...