Qeveria greke ka zyrtarizuar hapjen e kufijve me Shqipërinë.
Sipas vendimit të dërguar mëngjesin e së premtes në pikat kufitare, pika kufitare e Kakavijës punon 24 orë dhe hiqet limiti prej 1500 personash.
Pika kufitare e Kapshticës u hap një ditë më parë dhe do të funksionojë 24 orë, ku hiqet limiti prej 400 personash.
Pika kufitare e Qaf Botës funksionon 07-16.00 me 250 persona limit.
Porti i Sarandës funksionon normalisht pa limit pasagjerësh.
Për të kaluar në kufirin grek mbetet vendimi për rapid test ose pcr, jo më herët se 72 orë përpara udhëtimit ,si dhe detyrimi i plotësimit të formës plf jo më vonë se 24 orë para udhëtimit.
Ndonëse fillimisht qeveria greke kishte vendos masat kufizuese deri në datën 3 korrik,duket se anulimet masive të tour operator britanikë në zonat turistike të Pargës,Korfuzit dhe veriut të Greqisë,kanë detyruar një hapje më të shpejtë të pikave kufitare me vendet e Ballkanit.
Burime nga ministria greke e turizmit,i thanë Top Channel se turistët nga vendet e Ballkanit,Serbi,Rumani dhe Shqipëri do të jenë e vetmja shpresë për rimëkëmbjen e turizmit në disa zona të Greqisë,sidomos në Parga, ku anulimet e rezervimeve britanike rrezikonin të fusnin në kolaps industrinë e turizmit në këtë zonë dhe shqiptarët janë pikërisht ata që këtë vit duket se do ta “shpëtojnë”./tch/
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...