Qeveria greke mohon se janë lëvruar fonde të fshehta për të financuar media në Shqipëri dhe Maqedoni. Mediat greke publikuan këtë të premte se një shumë prej 1 milion eurosh është përdorur për të paguar gazetarë e portale online në të dy vendet.
Pas daljes të këtyre lajmeve, reagoi edhe prokuroria greke që njoftoi nisjen e hetimeve. Organi i akuzës në Athinë e konsideron daljen e këtij lajmi një krim shtetëror dhe urdhëroi zbardhjen e tij.
Sakaq mediat në vendin fqinj publikuan një pjesë nga sherri mes ish-ministrit të Jashtëm Nikos Kocias dhe ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos. Ky i fundit e ka akuzuar Kociasin se ka marrë 50 milionë euro nga Xhorxh Soros, për t’i përdorur ato në interes të marrëveshjes së Prespës, me Maqedoninë.
Akuzave për marrje fondesh të fshehta, Kocias iu përgjigj duke thënë se gjithçka është shpjeguar në letrën e tij 9 faqëshe të dorëheqjes. Le ta publikojnë atë letër dhe do të kuptoni përse jam larguar, mësohet të ketë thënë Kocias.
Për letrën me mbishkrimin informacion sekret, foli edhe kryeministri Cipras nga Brukseli. Kreu i qeverisë tha se nuk do ta bëjë publike atë. Të shtunën Aleksis Cipras do të takohet me Kociasin, për dorëzimin zyrtar nga ky i fundit të mandatit ministror./TV Klan/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës