Google ADS

Qeveria e Shqipërisë ndryshon ligjin për moshën e ushtarakëve aktivë

20:43 | 21 Shkurt 2024
E.H

Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka miratuar ditën e sotme disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për “Karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura”, përmes të cilave rritet mosha e qëndrimit të efektivëve ushtarakë në shërbimin aktiv.

Ndryshimi kryesor është ndërmarrë në nenin 14 të ligjit për karrierën në forcat e armatosura, sipas të cilave, ushtarakët do të mund të qëndrojnë në secilën prej gradave nga 2 deri në 3 vjet më shumë.

Ndryshimet bëhen për të mbajtur personelin për shkak të boshllëqeve të krijuara në Forcat e Armatosura për arritjen e kapaciteteve operacionale të kërkuara prej uljes së ndjeshme të rekrutimeve./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme